Hoxhaj kritikon Spanjën: Po e njeh Palestinën e jo Kosovën, hipokrizi diplomatike
25 maj 2024
| 11:32
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër Spanjën për mosnjohjen e Republikës së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se arsyet e shtetit spanjoll për mosnjohje e shtetit kosovar nuk qëndrojnë.
Në llogarinë e tij në “X”, ai ka shkruar se Spanja po e njeh Palestinën jashtë Marrëveshjes së Oslos.
Sipas tij, qëndrimi i shtetit spanjoll flet për hipokrizi diplomatike.
“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo njeh Palestinën jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, ka shkruar Hoxhaj.