Hoxhaj: Kukani ishte një ndër miqtë e paktë të Kosovës në Sllovaki
10 shkurt 2022
| 13:35
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar për vdekjen e Eduard Kukan, ish-ministër i jashtëm sllovak dhe deputet i Parlamentit Evropian.
Hoxhaj, përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Kukan ishte ndër miqtë e paktë në Kosovës në Sllovaki dhe ishte një mendje e ndritur e gjeopolitikës.
“Lajm i trishtë vdekja e Eduard Kukan, një mendje e ndritur e gjeopolitikës, një mik i Kosovës dhe Ballkanit dhe një evropian i vërtetë! Në krye të listës së miqve të mëdhenj, por shumë të paktë të Kosovës në Sllovaki, ishte Eduard Kukan! Çdoherë do e kujtoj dhe nderoj si të tillë! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Hoxhaj.