Hoxhaj kundër idesë së Serbisë për ndryshim të kufijve
18 mars 2018
| 12:02
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me thirrjet e liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik për ndryshim të kufijve në Ballkan.
“Kur Beogradi përmend ndarjen e territoreve në Ballkan, në fakt mendjen e ka tek ndarja e Bosnjës. Rikonfirmim për këtë është edhe kjo deklaratë e Milorad Dodik. Çfarëdo ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor hap kutinë e pandorës dhe krijon efekt domino në gjithë rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.