Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
23 mars 2023
| 23:36
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka asociacion në planin evropian.
Hoxhaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se fjalia e Kurtit se ka Asociacion e vërteton mashtrimin e madh që e ka bërë Kurti në 13 vitet e fundit.
“Mendoj që është fjalia më e rëndësishme që është thënë prej kur ka fillu dialogu me Serbinë. Natyrisht që kjo fjali e vërteton mashtrimin e madh që ka bërë Kurti në këto 13 vitet e fundit duke përdor dialogun për ta përçarëshoqërinë në Kosovë”, ka theksuar Hoxhaj.
Sipas tij, mundësia për një njohje të ndërsjellët ishte më e madhe të ndodhte para vitit 2017, sesa në vitin 2023.