Hoxhaj: Kurti e ka merituar shkarkimin për shkak të politikave të gabueshme

31 mars 2020 | 23:46

Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi dhe nuk mund të marrë vendime.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo qeveri e ka rolin kujdestar dhe jo të sillet sikurse ka legjitimitet të plotë.

“Kurti nuk është konsultuar as me partitë parlamentare dhe as me partnerët qeverisës. Kryeministri, me veprime të papërgjegjshme, vazhdon të mos i përfill kërkesat e aleatëve tanë, për çka edhe u shkarkua. Ndërkohë, kryeministri ka premtuar reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tragtar, e sot po ofron reciprocitet në vula, dokumente tregtare, duke harruar premtimet që ka dhënë. Megjithëse jo që ne i kemi besuar ndonjëherë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka shtuar se çdo ditë që po kalon dhe çdo veprim që e bën, Kurti tregon mungesë të zotësisë për të qeverisur.

“Ai e ka merituar shkarkimin për shkak të politikave të gabueshme dhe shkeljeve të përditshme që bën ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve”, ka deklaruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi…