
Hoxhaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tani deputet dhe nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend.
“Kurti, Osmani dhe Konjufca kanë çu letër në Këshill të Evropës të nënshkruar të tre që i pranojnë të gjitha obligimet e mundshme nga dialogu Kosovë – Serbi dhe Zoti Kurti në çdo takim thotë se i pranojmë të tria por i pranojmë në pako e pako nënkupton nënshkrimin e marrëveshje. Pra zoti Kurti e ka pranuar Asociacionin të cilin ne nuk e dimë se kush e ka shkruar atë draft, vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe ky është dëmi më i madh që di kush i ka shkaktuar Kosovës në këto 30 vitet e fundit”, ka thënë Hoxhaj në “RTV21”.
Ai ka thënë se drafti i Asociacionit të cilin ka pranuar Kurti është autonomi.