Hoxhaj: Kurti si Vuçiqi, i shmanget qëllimshëm normalizimit që të ruajë pushtet

17 shtator 2024 | 23:54

Një njëjtësi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ia ka përshkruar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rrafshin e (mos)normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi; për të cilët tha se qëllimisht i shmangen “që të mbajnë pushtet, njëri në Kosovë, tjetri në Serbi”.

Shoh që Kurti me qëllim po i ik normalizimit të raporteve me Serbinë, Serbia nuk do që të ketë raporte normale me Kosovën. Serbia dëshiron që Kosova të mbetet shtet i papërmbyllur, i pakryer, mos të ketë asnjëherë ndonjë detyrim ndërkombëtar… se Kurti në thelb është projekt nacionalist për shtetin e Kosovës, Vuçiqi është projekt hegjemonist për Ballkanin dhe në momentin kur këta do të arrinin marrëveshje, kur raporti do të ishte normal, as Kosova e as Serbia nuk do të kishin nevojë për profile të tillë politikanësh si Kurti”, ka thënë Hoxhaj në KTV.

Këta i ikin marrëveshjeve ndërkombëtare, qesin kushte vazhdimisht për zbatim apo moszbatim të marrëveshjeve me idenë e vetme që të ruajnë pushtetin. Situata në veri është platformë që ta mban Kurtin në pushtet në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi”, ka thënë ai.

Shqetësimi im është që Palestina është duke marrë njohje ndërkombëtare nën udhëheqje të Hamasit, prej Spanjës, Sllovenisë, Irlandës. Ky vend qe 5 vjet nuk e ka marrë asnjë njohje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë…