Hoxhaj, Kurtit: Mos ju kanë ngatërruar kabllot kësaj qeverie?

26 prill 2021 | 14:22

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sjelljen e tij gjatë pandemisë.

Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ai ka thënë se qeveria ka braktisur qytetarët kur ata po ballafaqohen me pandeminë dhe se nuk po merret me sigurimin e vaksinave.

“Nuk ka ndodhur askund, e më së paku është dashur të ndodhë tek ne, që kryeministri, shtetasit e të cilit për çdo ditë po humbin jetën si pasojë e pandemisë, të merrej me zgjedhjet në një vend fqinj, kur nuk ka zgjidhur as edhe një çështje elementare që i duhet sot Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

Ai ka thënë se pandemia është çështje emergjente.

“Kurti u zotua që deri në fund të vitit do ta vaksinojë 60 për qind të popullatës sot mund të them se vetëm një për qind janë vaksinuar përderisa nuk kemi më vaksina. Në botë jemi më të fundit. Një qeverie e përgjegjshme do të duhej ta nxjerrë Kosovën nga kjo valë e dështimit dhe vdekjeve të njerëzve. Shiheni Shqipërine dhe Maqedoninë. Vetëm Bosnja dhe Kosova kanë siguruar zero vaksina vetë, nuk po flasim me ndihma. Prandaj po pyesim se kah është kjo qeveri? Mos ju kanë ngatërru kabllot kësaj qeverie? As nuk po duan, as nuk po dinë e as nuk po duan të mësojnë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas rezultateve në tabelat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri…