Hoxhaj: Lajm i trishtë vdekja e ish-zëvëndëskancelarit të Austrisë

14 mars 2022 | 12:41

Ka ndërruar jetë ish-zëvëndëskancelari i Austrisë, Erhard Busek.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vdekja Busekit është lajm i trishtë.

Hoxhaj ka thënë se Erhard Busek ishte një mik i madh i Kosovës.

“Ngushëllime familjes për vdekjen e një politikani intelektual evropian! E kam njohur dhe kam bashkëpunuar me të në vitin 1995, kur e takova sa ishte ministër i Arsimit. Ishte mbështetës i pavarësisë sonë dhe shumë studentëve shqiptarë në Austri! I takon asaj shkolle politike të cilët historikisht i shihnin shqiptarët në Ballkan aleatë të tyre! Prehu në paqe, miku im!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Likaj shpall të pavlefshme dëftesat e klasës së -I-…