Hoxhaj: Ligji për gjuhët në Maqedoni i kontribuon demokracisë dhe barazisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në parlamentin maqedonas sot.
Hoxhaj e ka quajtur këtë ngjarje, të jashtëzakonshme dhe historike për shqiptarët në Maqedoni.
Në të njëjtën kohë, Hoxhaj ka thënë se kjo është edhe një e arritur e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në këtë shtet.
“Një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe historik për shqiptarët, miratimi i ligjit për gjuhën shqipe nga parlamenti në Maqedoni. Njëkohësisht një e arritur e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Facebook”.