Hoxhaj: Liria e Kosovës nisi nga shtëpia e bacës Sabit
06 dhjetor 2021
| 11:32
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me keqardhje ka marrë lajmin për vdekjen e Sabit Zejnullahut, babai t të heroit Hakif Zejnullahu.
Ai ka thënë se lira e Kosovës ka nisur nga shtëpia atdhetare e bacës Sabit.
“Liria e Kosovës nisi nga kjo shtëpi, nga kjo frymë atdhetare e Sabit Zejnullahut që frymëzoi bijtë e tij. Ngushëlloj familjen Zejnullahu. Pusho në paqe Baci Sabit!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.