Hoxhaj: Liria e shtypit e drejtë themelore, nuk guxon të cenohet
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pavarësisht sfidave, pengesave e telasheve nëpër të cilat kanë kaluar mediet në Kosovë, sot liria e shtypit është në nivelin më të lartë, krahasuar me mediet rajonit.
Megjithatë, sipas Hoxhajt, ka ende punë për t’u bërë drejt demokratizimit më substancial të shoqërisë dhe me këtë edhe të fuqizimit të medies e lirisë së tyre.
Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje në “Facebook”:
Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk guxon të cenohet as të neglizhohet nga një shoqëri që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut.
Pavarësisht sfidave, pengesave e telasheve nëpër të cilat kanë kaluar mediat në Kosovë, sot liria e shtypit është në nivelin më të lartë, krahasuar me mediat rajonit. A ka ende punë drejt demokratizimit më substancial të shoqërisë dhe me këtë edhe të fuqizimit të medias e lirisë së tyre? Po. Kjo punë nuk mbaron, por është një rrugë ku shoqëria përsoset e mediat luajnë rolin e vet aktiv si akter të përparimit e demokratizimit shoqëror.