Hoxhaj: Mandl, zë i fortë në Parlamentin Evropian për Kosovën
13 korrik 2019
| 23:39
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Lukas Mandl është zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian, sa për Austrinë po aq edhe për Kosovën.
“Lukas Mandl është zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian sa për Austrinë po aq edhe për Kosovën. Si mysafir nderi në ditëlindjen e tij pata kënaqësinë të flas për miqësinë time me të, por mbi të gjitha për miqësinë e Kosovës me të. Ne në Kosovë besojmë në atë që Lukas përfaqëson dhe jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen që ia jep Kosovës”, shkruan Hoxhaj.