Hoxhaj: Marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë. Kaq për politikën e jashtme të Kurtit
23 tetor 2024
| 15:07
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi në “Facebook”, ka thënë se marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë.
Derisa ka përmendur marrëveshjen e vitit 2013 dhe atë të Uashingtonit si të suksesshme, ai ka përmendur marrëveshjen e Ohrit si të pasuksesshme dhe të vetme në politikën e jashtme të qeverisjes së Albin Kurtit.
“Marrëveshja e 2013-ës i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Uashingtonit solli njohjen e Izraelit, e marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit!”, ka shkruar Hoxhaj.