Hoxhaj: Marrëveshja e Uashingtonit është meritë e ShBA-së e jo e Kosovës
Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se delegacioni i Kosovës nuk ka negociuar fare për marrëveshjen në Uashington.
Në seancën parlamentare, ku po raporton kryeministri Hoti për dialogun Kosovë-Serbi, Hoxhaj ka thënë se ajo që është arritur në Shtëpinë e Bardhë është meritë e amerikanëve dhe jo e delegacionit të Kosovës.
Ai e ka kritikuar qeverinë se ka pranuar që nga dokumentit largohet pika që parashihte njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo çka po ndodh këto ditë është hapja e Pakos së Ahtisari. Dhe ky është shqetësimi ynë dhe nuk ka të bëjë me atë se unë jam në opozitë, por po e them në mënyrën më të sinqertë. Paragrafi i marrëveshjes së Uashingtoni që flet për kishat është hapje e Pakos së Ahtisarti. Sot në Bruksel kur Skender Hyseni flet për aranzhimet për komuniteti joshumicë, është hapje e Pakos së Ahtisarit”, ka deklaruar Hoxhaj.