Hoxhaj: Masakra e Reçakut, dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit serb

15 janar 2024 | 11:27

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë sot homazhe në Reçak, në 25-vjetorin e kësaj masakre.

Hoxhaj ka thënë se masakra e Reçakut është dëshmia më e tmerrshme e gjenocidit serb dhe krimit kundër njerëzimit.

“Sot, u bënë 25 vjet që përkujtojmë të gjithë të vrarët, gra, fëmijë, burra e pleq, e për këtë krim ende nuk po gjykohet askush! Lufta e UÇK-së është e pazëvendësueshme, është luftë heroike, e drejtë e patjetërsueshme dhe ky është fakt i pandryshueshëm. Çdo shqiptar, çdo evropian duhet ta dijë se ata në Hagë, përfaqësojnë kauzën tonë për liri. Rruga jonë për liri ishte e vështirë, ekzistenca jonë si shtet erdhi nga të rënët, heronjtë dhe heroinat tona. Lavdi përjetë!”, ka theksuar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muharrem Nitaj Më kishte zgjuar telefoni i një mëngjesi, datë…