![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/hoxhaj.jpg)
Hoxhaj: Masat e BE-së largohen me largimin e qeverisë Kurti, rikthehet edhe besimi i SHBA-së ndaj Kosovës
Ish-kryediplomati dhe kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Enver Hoxhaj, ka thënë se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës largohen, kur në Kosovë largohet qeveria Kurti.
“Sanksionet largohen kur në Kosovë largohet qeveria Kurti”, ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, ai ka thënë se ShBA-ja do ta rikthejë besimin mbi Kosovën, gjithashtu kur të largohet nga pushteti Albin Kurti, kryeministri aktual i vendit.
“Amerikanët e rikthejnë besimin në Kosovë, gjithashtu kur largohet Albin Kurti”, ka thënë Hoxhaj.
Më tutje, ai ka thënë se qytetarët më 9 shkurt 2025 duhet ta bëjnë ndryshimin e qeverisjes së tyre.
“Më 9 shkurt është ditë e mirë për të bërë ndryshimin. Kjo është çështje jo vetëm e politikës së jashtme por edhe të brendshme dhe qytetarët e kanë në dorë ta bëjnë ndryshimin”, ka thënë Hoxhaj./Frontonline