Hoxhaj me Lajçakun: Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën
31 gusht 2022
| 21:31
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka pasur një dark me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën.
“Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka shkruar Hoxhaj.