Hoxhaj me videon e radhës, shpalos planet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

17 janar 2025 | 09:46

Në një video të publikuar së fundmi, Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm dhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si prioritet kryesor në qeverisjen e ardhshme të PDK-së.

Ai ka deklaruar se, nën udhëheqjen e tij si ministër i Jashtëm, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Komisionin e Venecias dhe në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe e shumë organizatave tjera ndërkombëtare.

“Një qeveri e ardhshme e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës e ka prioritet të lartë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Do ta përmbyllim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Unë e di se si bëhet kjo punë, meqë, sa isha ministër i jashtëm, ne arritëm që ta marrim anëtarësimin e Kosovës në Komisionin e Venecias dhe në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka premtuar përmbylljen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si dhe përpjekje për t’u bërë pjesë e agjencive të ndryshme të OKB-së dhe vetë OKB-së.

“Do ta anëtarësojmë Kosovën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Do të bëjmë çdo gjë, për ta bërë pjesë të agjencioneve të ndryshme të OKB-së dhe të vet OKB-së.”, ka thënë Hoxhaj në videon e tij të shpalosjes së programit për politikë të jashtme.

Ai ka theksuar se PDK ka përvojën dhe dijen e nevojshme për të realizuar këto objektiva, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

https://www.facebook.com/share/v/1N3EwhMviA/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywood-in “më…