Hoxhaj merr dozën e dytë të vaksinës, fton mësimdhënësit që të vaksinohen

18 gusht 2021 | 13:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

Me këtë rast, ai ka ftuar mësimdhënësit që të vaksinohen kundër këtij virusi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vaksinimi është në interes të mësimdhënësve, të nxënësve, studentëve dhe familjeve të tyre.

“E mora dozën e dytë të vaksinës! Vaksinimi tashmë është bërë obligim i secilit prej nesh. Po afrohet 1 shtatori. Ftoj të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen! Është në interes të tyre, të nxënësve, studentëve e familjeve të tyre! Të mbrojmë së bashku njëri – tjetrin!”, ka shkruar Hoxhaj.

May be an image of 1 person, standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Borussia Dortmund, Marco Rose ka thwnw se sulmuesi…