Hoxhaj merr pjesë në inaugurimin e parkut të parë të energjisë së erës në Kosovë
25 tetor 2018
| 21:52
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në inaugurimin e parkut të parë të energjisë së erës në Kosovë.
Ai ka theksuar se investimi në energji të ripërtritshme përbën garanci për të ardhme të sigurt dhe pavarësi energjetike për vendin.
“Qeveria e Kosovës ka prioritet angazhimin për të sjellë investorë të ri në vend në fushën e energjisë”, ka thënë Hoxhaj.