Hoxhaj merr pjesë në varrimin e Krenar Jeminit, i cili humbi jetën në vendin e punës (Foto)
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në varrimin e Krenar Jeminit në fshatin Mushtisht të Therandës, i cili humbi jetën në vendin e punës.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit.
“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i Komunës së Therandës. Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit. Ngushëllime familjes Jemini, miqve dhe kolegëve. Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/