Hoxhaj ministrit sllovak: Opinioni i Sllovakisë do të ishte më kredibil po ta njihnit Kosovën
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se opinioni i Sllovakisë për Kosovën dhe rajonin do të ishte shumë më kredibil nëse ky shtet do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur Kosovën siç bënë 23 shtetet tjera anëtare të BE-së.
“Miku im i dashur Mirosllav Lajcak, imagjino sa më shumë kredibilitet do të kishte opinion i Sllovakisë për Kosovën dhe për rajonin nëse shteti juaj do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës siç bënë edhe 23 shtete tjera anëtare të OKB-së”, ka shkruar Hoxhaj.