Enver Hoxhaj: Lajçak, zgjidhje e mirë për emisar të BE-së për dialogun
26 shkurt 2020
| 12:06
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se emërimi i mundshëm i kryediplomatit sllovak, Miroslav Lajçak nga BE-ja për dialogun Kosovë-Serbi është një zgjidhje e mirë.
Hoxhaj ka thënë se Lajçak ka mbështetur Kosovën dhe Ballkanin për dekada dhe ka një njohuri të jashtëzakonshme për secilin vend të rajonit. “
Mirëpres emërimin potencial të Lajçak si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai ka mbështetur Kosovën dhe Ballkanin për dekada dhe ka njohuri të shkëlqyera për secilin shtet dhe rajonin. Ai është një zgjedhje e mirë për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/