Hoxhaj mirëpret njohjen nga Barbadosi
15 shkurt 2018
| 22:36
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për njohjen nga Barbadosi, duke e konsideruar si lajm mëse të duhur për Kosovën në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë.
Hoxhaj ka përgëzuar ministrin Pacolli për këtë njohje ndërsa ka falënderuar kryediplomaten e Barbadosit, Maxine McClean.
“Një lajm mëse i duhur për Kosovën njohja nga Barbadosi. Në prag të dhjetë vjetorit të pavarësië, shteti jonë po hap dyert e botës çdo ditë e më tepër. Përgëzime ministrit Pacolli dhe mikeshës time, kryediplomates Maxine McClean për njohjen”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Njohja nga Barbadosi është njohja e 116 e Kosovës.