Hoxhaj mirëpret qëndrimin e kryediplomatit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi
21 gusht 2019
| 16:31
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur qëndrimin e Sekretarit të amerikan të Shtetit, Mike Pompeo rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshja përfundimtare duhet të orientohet në njohje të ndërsjellë si mënyra e vetme që të dy vendet të prosperojnë dhe të për përshpejtojnë në rrugën e integrimit evropian”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.
Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Pompeo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta forcojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
/Epoka e re/