Hoxhaj: Mosanëtarësimi i Kosovës në OKB dhe autonomia për serbët e veriut, rreziqet e dialogut

05 qershor 2021 | 18:22

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në një diskutim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan (KPA) për rreziqet e dialogut Kosovë – Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook” ku ka falënderuar themeluesit dhe anëtarët e këtij kongresi i për angazhimin serioz dhe konkrekt për shqiptarët dhe për Kosovën.

“Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje.”, shkruan Hoxhaj.

Ai thotë se Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB dhe kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.

“Rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje. Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Washington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë i tij:

Edhe pse virtual, me Kongresin Panshqiptar Amerikan (KPA) patëm një diskutim shumë të ngrohtë dhe tejet përmbajtësor. Themeluesit dhe anëtarët e këtij kongresi i falënderova për angazhimin serioz dhe konkrekt për shqiptarët gjithandej, posaçërisht për Kosovën dhe çështjen tonë. Përkundër sfidave të tyre, faktori shqiptar vazhdon të mbetet ndër më të rëndësishmit në Ballkan.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje.

Me Kongresin Panshqiptar diskutuam edhe për rreziqet që ka në vetëvete ky proces i dialogut.

E para, Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.

Dhe, rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje.

Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Washington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në fund, me Kongresin Panshqiptar Amerikan u dakorduam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh drejt dy qëllimeve: Përfundimit të shtetësisë së Kosovës dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Lirak Karjagdiu (Një vëzhgim mbi monografinë Skënderbeu dhe shqiptarët…