Hoxhaj: Mosgatishmëria për ratifikimin e demarkacionit, për keqardhje
01 mars 2018
| 14:33
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i shqetësuar pasi dje në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur të ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.
Hoxhaj ka thënë është për keqardhje mosgatishmëria e partive tjera politike për përfundimin e kësaj teme.
“Vota e PDK-së është pro marrëveshjes me Malin e Zi, dhe konsiderojmë se mosratifikimi dje në Kuvendin e Kosovës është humbje kohe”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë se javën e ardhshme do të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit.
Në këtë kontekst, Hoxhaj u ka bërë thirrje partive tjera që javën që vjen të reflektojnë dhe të mos e përsërisin gabimin e djeshëm.