Hoxhaj: Mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë nga forcat serbe, po vazhdon edhe pas dy dekadash
17 prill 2019
| 20:16
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat serbe, kundër popullatës civile po vazhdon edhe pas dy dekadash nga konflikti.
“Mospranimi i përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat serbe, kundër popullatës civile po vazhdon edhe pas dy dekadash nga konflikti. Krimineli që vrau 31 civilë në Tërrnje të Therandës, përfshirë gra, pleq e fëmijë, dënohet me vetëm 15 vjet burgim, në Serbi. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi e radhës, por edhe një ofendim dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.