Hoxhaj: Mungesa e Thaçit dhe Veselit është kthyer në vullnet të ri politik për PDK-në

28 janar 2021 | 21:15

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në.

Hoxhaj thekson se kjo situatë e ka mobilizuar PDK-në.

“Kjo ka krijuar një mllef tek elektorati i PDK-së dhe ka krijuar një situtat të vështirë. Tash e kam përshtypjen se ky mllef është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike. Unë e kam parë kohët e fundit në fushatë,  është bërë aktiv edhe një pjesë e vetëranëve të PDK-së të cilët nuk i kam parë prej 2014-të, kjo situatë e ka mobilizuar elektoratin e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon te Adriatik Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar vizitat anëkend…