Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Kolegji Universitar “Qiriazi” në Shqipëri

25 nëntor 2024 | 15:02

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Kolegji Universitar “Qiriazi” në Shqipëri.

Mes shumë duartrokitjeve ai ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa”, i cili jepet për individë që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në fusha të caktuara, dhe që njihen për kontributet e tyre të rëndësishme.

Hoxhaj është shprehur falënderues për këtë nderim, i cili është mbajtur në Kolegjin “Qiriazi” në kryeqytetin shqiptar.

“I nderuar që pranova titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” nga Kolegji Universitar “Qiriazi” në Shqipëri. Ky vlerësim përfaqëson një moment të veçantë në jetën dhe karrierën time, por edhe një përgjegjësi për të vazhduar të kontribuoj në zhvillimin e diplomacisë, arsimit dhe shkencës. Mirënjohje e madhe për të gjithë të pranishmit, por veçanërisht për Rektorin Prof. Gjokë Uldedaj, si dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët që më nderuan me fjalët e tyre të ngrohta dhe motivuese. Me respekt dhe mirënjohje!”, është shprehur Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sara ka diskutuar me Vullnetin për bisedën e bujshme mes…