Hoxhaj nderon sakrificën e heronjve Toni e Mici

06 nëntor 2024 | 15:53

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, politikani Enver Hoxhaj, së bashku me bashkëpartiakë ka nderuar sot në Rahovec sakrificën dhe guximin e heronjve të rënë për lirinë e vendit tonë, 26 vite më parë.

“Shkuam për nderime te shtatoret e Tonit dhe Micit dhe te Kopshti i Dëshmorëve në Rahovec. Me respekt të thellë bëmë nderime edhe te kulla e Xhelal Hajda – Tonit, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, në fshatin Opterushë. Përherë në zemrat tona, të pavdekshëm përmes veprës së tyre heroike. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…