Hoxhaj në 22 vjetorin e çlirimit të Gjakovës: Përjetësisht mirënjohës të gjithë të rënëve për liri
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, së bashku me kryesinë e degës së PDK-së dhe kryetarin e saj, Hajdar Beqa kanë përkujtuar 22 vjetorin, ditën e çlirimit të Komunës së Gjakovës, më 14 qershor të vitit 1999 duke bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të Kombit.
Siç dihet komuna e Gjakovës është njëra ndër komunat që kanë dhënë shumë dëshmor dhe martirë të kombit për lirinë e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës Hajdar Beqa, përmes postimin në “Facebook”.
Postimi i plotë i Beqës:
Të dashur qytetarë,
Urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës!
Me rastin e 14 Qeshorit, sot bashkë me Kryetarin e Partise Demokratike të Kosovës z. Enver Hoxha dhe strukturat e degës bëmë homazhe ne disa nga vendet ku pushojnë me meritorët për liri. Sot këtë ditë Gjakova dhe Kosova po e presim pa krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilet padrejtësisht po mbahen ne Hagë dhe po e ripaguajn çmimin e lirisë.
14 Qershori është dita më e ndritshme dhe më e rëndësishme për vendin tonë.
Ne këtë ditë përkulemi me respekt para të gjithë atyre që luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!
Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, dhe shteteve mike që mbështetën çlirimin tonë.
Përjetsisht me ju Çlirimtarë!
Lavdi për të gjithë të rënët për liri!