Hoxhaj në Kopenhagë takon ish-shefin e UNMIK-ut, tregon se çka i tha për Kosovën
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Kopenhagë të Danimarkës, duke marr pjesë në Samitin e Demokracisë, nga ku ka njoftuar edhe për disa takime të rëndësishme që ka zhvilluar atje.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, se gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagë, është takuar edhe me ish-Shefin e UNMIK-ut për Kosovë, Søren Jessen-Petersen, i cili misionin e tij për Kosovën e ka përmbyllë në vitin 2006.
Hoxhaj, tregoi edhe fjalët se çka i tha Petersen për Kosovën, gjatë këtij takimi.
“‘Dita më e mirë për mua ishte dita kur e përmbylla misionin tim në Kosovë, sepse doja ta shihja Kosovën e pavarur!’ – Kështu më tha sot në Kopenhagë, ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, të cilin e falënderova për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi bashkë me Petersenin.