Hoxhaj në Munih, takohet me kryeministrin Talat Xhaferi e ministrin Osmani 

17 shkurt 2024 | 20:10

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Konferencën për Siguri në Mynih, ka takuar edhe kryeministrin maqedonas Talat Xhaferi, ministrin e jashtëm maqedonas, Bujar Osmani dhe ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ylber Sela.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar për këtë takim.

“Kur në Konferencën për Siguri në Mynih, në forumin më të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe të sigurisë në botë, takon dhe bisedon me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, me ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe ambasadorin Ylber Sela, kjo tregon se sa kanë arritur politikisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe se sa e drejtë është kauza dhe platforma e tyre politike!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me ish-Sekretaren…