Hoxhaj në orën 17:00 shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

01 korrik 2021 | 15:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në orën 17:00 do të mbajë konferencë për media.

Në këtë konferencë, sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, Hoxhaj do ta shpallë kandidaturën për kryetar të PDK-së.

Përpos Hoxhajt, kandidaturën për të parin e PDK-së e ka shpallur edhe Memli Krasniqi.

Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të PDK-së. Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së do të mbahet të shtunën, më 3 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e popit Britney Spears ' ka humbur betejën për…