Hoxhaj në Podgoricë, takohet me ministrin e Jashtëm malazez
26 janar 2018
| 22:07
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sonte në mbrëmje në Podgoricë ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Srdjan Darmanoviq.
Hoxhaj e ka publikuar një fotografi të takimit në profilin e tij në “Twitter”.
“Në takimin e shkëlqyer sot në Podgoricë me ministrin e Jashtëm, Darmanoviq ku diskutuam për zhvillimet rajonale dhe agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do t’i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet gjatë vitit 2018”, ka shkruar Hoxhaj.