Hoxhaj në Prekaz: Me mendje dhe zemër jemi në Hagë

17 shkurt 2021 | 10:59

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Prekaz tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai është shprehur se së bashku me kolegët e PDK-së nderuan sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari, e  cila lindi shpresën dhe projektoi të ardhmen për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane dhe se familja Jashari është sinonim i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Me këtë 13-vjetor të pavarësisë natyrisht që me mendje e zemër jemi në Hagë, ku janë shokët tanë, të cilët në mënyrë të padrejtë po mbahen atje, të cilët presim të kthehen fitimtare dhe faqebardhë, e të cilët po bëjnë një sakrificë të re e sublime për të treguar që nuk mund të rishkruhet historia e drejtë e luftës sonë për çlirim, liri e pavarësi”.

“Sot dua që nga Prekazi heroik t’i uroj Pavarësinë e Kosovës fillimisht presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi dhe shumë bashkëluftëtarëve të tyre që qëndroje në mënyrë të padrejtë  në gjykatë”.

“Pavarësinë ia uroj çdo qytetari të Kosovës, e cila tregon se si popull jemi mbajtur në histori, se si kemi qëndruar në histori dhe falë sakrificës së secilit kemi arritur që të jemi të lirë, sovranë dhe të pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Kompleksin…