Hoxhaj në Reçak: Kriminelët e luftës do ta marrin dënimin e merituar
15 janar 2019
| 14:05
Në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, zevendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se kriminelët e luftës do ta marrin dënimin e merituar.
Ai ka thënë se masakra e Reçakut është dëshmi për çmimin e lartë që pagoi Kosova për liri.
“Sot Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj gëzojnë lirinë dhe pavarësinë falë sakrificës sublime të popullit tonë. Masakra e Reçakut është dëshmi për çmimin e lartë që pagoi Kosova për liri. Do të angazhohemi deri në fund që gratë, burrat, fëmijët dhe pleqtë të cilëve iu mor jeta padrejtësisht ta marrin drejtësinë. Kriminelët e luftës do ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Hoxhaj.
/Epoka e re/