Hoxhaj në SHBA: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë
04 qershor 2019
| 20:52
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington D.C., ka takuar drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, Susan Falatko.
Në këtë takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
“Diskutim i mirë me drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe arritjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.