Hoxhaj në takim me Kurtin dhe Osmanin
15 mars 2021
| 11:12
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Uran Ismaili, kanë shkuar në takimin e ftuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe nga kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.
Në këtë takim, sipas ftesës së Kurtit dhe Osmanit do të diskutohet në lidhje me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.