
Hoxhaj në takim virtual me Kosnettin: Kosova është falënderuese për përkrahjen e SHBA-ve
23 nëntor 2020
| 16:20
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë urgjencën e përballjes me pandeminë dhe menaxhimin e ekonomisë, raporton “Epoka e re”.
Hoxhaj më këtë rast e falënderoi ambasadorin Amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës.
“PDK si parti opozitare dhe si parti shtetformuese ka treguar një qasje konstruktive në raport me çdo proces politik. Situata e Kosovës është e rëndë dhe PDK është duke e përcjellë me shqetësim të vazhdueshëm qasjen e qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike”, u shpreh ai.