Hoxhaj: Nëse nuk liberalizohen vizat do ta kushtëzojmë dialogun
11 nëntor 2018
| 16:45
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk liberalizohen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Hoxhaj ka folur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur mallrave serbe, duke thënë se mund të ketë edhe masa të tjera nëse Serbia vazhdon të sillet me agresivitet ndaj Kosovës.
Hoxhaj ka folur edhe për mungesën e njohjeve dhe pasivitetin e diplomacisë kosovare në këtë drejtim.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj, ka theksuar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme as në vitin 2019.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/enver-hoxhaj-nese-nuk-liberalizohen-vizat-kushtezojme-dialogun-/29594521.html.