
Hoxhaj: Nëse Serbia nuk kërkon falje për krimet deri më 15 qershor, Kurti ta anulojë takimin me Vuçiqin
09 qershor 2021
| 13:39
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj po merr pjesë në serinë e dytë të diskutimeve të forumit FOL Hapur.
Ai ia theksuar tri dështimet e para të Qeverisë Kurti që kanë të bëjnë mungesën e programit qeverisës, dështimin në politikën e jashtme dhe dështimin në qasjen me dialogun me Serbinë.
Hoxhaj ka thënë se po ia rikujton kryeministrit Kurti edhe dy kushtëzimet e tij që i kërkonte para fillimit të dialogut me Serbinë, kërkimfaljen nga Serbia dhe kthimin e të pagjeturve.
“Nëse Serbia nuk kërkon falje deri më 15 qershor për gjenocidin e kryer në Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të ulet në takim me Vuçiqin”, ka deklaruar Hoxhaj.