Hoxhaj ngushëllon familjet e dy viktimave që vdiqën nga COVID-i
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjet nga Prishtina dhe Prizreni, anëtarët e të cilave sot vdiqën nga koronavirusi në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për kujdes në një koment të publikuar në “Facebook” dhe ka thënë se qëndrimi në shtëpi është i nevojshëm për ta kaluar këtë sfidë.
Shkrimi i Enver Hoxhajt:
Lajm shumë i hidhur vdekja e dy kosovarëve sot nga COVID-19, një burrë nga Prishtina 59 vjeç dhe një grua nga Korisha e Prizrenit 70-vjeç. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Uroj të gjejnë forcën të kalojnë këtë dhimbje. Sot, të gjithë neve, na duhet forcë, kujdes, solidaritet e besim se do ta kalojmë këtë sfidë së bashku. Prandaj, kujdesuni për veten dhe familjet tuaja, mos dilni nga shtëpitë pa nevojë. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin që sa më shpejtë ta kalojmë këtë rrezik që ka kapluar gjithë globin. Qëndroni në shtëpi me më të dashurit tuaj.