Hoxhaj nis takimet me degët e PDK-së

10 mars 2021 | 11:38

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka nisur takimet me degët e PDK-së në Kosovë.

Kjo parti ka njoftuar se Hoxhaj ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve në Skenderaj dhe Drenas.

“Kryetari i partisë, Enver Hoxhaj ka nisur një tur vizitash nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë, për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit. Ai ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve në Skenderaj dhe Drenas, ku ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës tutje”, ka njoftuar PDK-ja.

Sipas këtij njoftimi, Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur për PDK-në dhe për Kosovën.

Fotografia e Partia Demokratike e Kosovës - PDK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej vitit 2015, Gjermania është sulmuar mbi 700 herë me…