Hoxhaj: Nuk mund të bashkëpunojmë me LV-në

04 shkurt 2025 | 16:23

Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, është pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për “Nacionalen”, Hoxhaj ka vlerësuar se nuk është e mundur një bashkëpunim në mes të PDK-së dhe LV-së.

“Ne ia themi LV-së një jo të madhe. Nuk mund të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Për dikë që është gjatë në Kuvend dhe Qeveri dhe e njeh elektoratin e PDK-së, unë po vijë në këtë intervistë nga një aktivitet në Vushtrri, dhe do të ishte një tradhti ndaj elektoratit të PDK-së”, është shprehur Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari për politika programore i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…