Hoxhaj: Nuk mundet një vend si Kosova ta ketë luksin e organizimit të zgjedhjeve çdo vit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka hedhur poshtë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Ai në një intervistë që ka dhënë këtë javë për gazetën “Epoka e re”, ka theksuar se nuk mundet një vend si Kosova ta ketë luksin e organizimit të zgjedhjeve çdo vit.
“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë, duam që t’i përmbushim disa prej qëllimeve të mëdha. E dini që herën e fundit patëm shkuar në zgjedhje për ta sjellë një Qeveri të vendimeve të mëdha. Dy vendime të mëdha deri më tani i kemi kryer: ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri. Dhe tani mendoj se duhet të vazhdohet qasja e njëjtë. Nuk mundet një vend si Kosova, në një periudhë të brishtë të shtetndërtimit të saj, ta ketë luksin e organizimit të zgjedhjeve çdo vit”, ka thënë Hoxhaj.