Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për Interpol dhe viza
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj edhe pse kishte marrë ftesë për pjesëmarrje në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Beograd, ai ka vendosur të mos udhëtojë për atje kurse si arsye dha se është i zënë duke u marrë me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol.
“Kam pas ftesë por nuk kam bërë kërkesë për vizitë në Serbi meqë jam duke u marrë me procesin e liberalizimit të vizave dhe Interpol kështu që nuk kam mundur të shkojë”, ka deklaruar Hoxhaj përmes telefonit për “Klan Kosova”.
Ai këtë forum nuk e konsideroi të rëndësishëm përderisa bëri të ditur se vizitën në Tiranë e ka bërë për të siguruar mbështetje për këto dy procese.
“Forumi merret më shumë me analiza, unë jam në Tiranë duke për të marrë mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol”, ka shtuar Hoxhaj.