Hoxhaj: Opozita me qëllime joserioze, nuk i ka votat për mocion
Zëvendëskryeministi i vendit, njëherit nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enever Hoxhaj ka thënë se opozita po bën zhurmë për çështjet vendimtare për vendin duke tentuar që të ketë përfitime të brendshme.
“Kemi një raport të forcave në Kuvendin e Kosovës, ku mjerisht as qeveria nuk është solide në fuqinë e saj por as edhe opozita. Megjthatë deklaratat e tyre janë legjitime, sepse ajo mund të ketë pritje sikurse secila që pretendon me ardh në pushtet. Në këto vitet e fundit ka pasur një shpjegim të përbashkët që dialogu duhet të afatizohet. Dhe ka një qëndrim të Bashkimit Europian që thonë se po duhet të afatizohet dialogu”, ka deklaruar Hoxhaj.
Në “Zona B” ndërsa është debatuar për mundësi të zgjedhjeve, Hoxhaj ka deklaruar se në këtë mënyrë subjektet opozitare nuk kanë vota për mocion derisa ka thënë se po tentojnë të dalin kundër një qëndrimi të Bashkimit Europian.
“Fundi i 2018-ës apo mesi i 2019-ës. Dialogu teknik i ka arritjet ngecjet, shtytjet, por duam që Serbia ta njeh Kosovën. Nëse kemi qëndrim ndërkomëbtar, që thotë se po, dhe të ketë një opozitë që në fund të një procesi të tillë të kërkojë zgjedhje të parakohshme mendoj se nuk është serioze. Temat të cilat kanë qëllim vendimet madhore për vendin, po kundërshtohen nga opozita për përfitime të brendshme. Kjo zhurme ma shumë flet për qëllimet e brendshme se sa për temat e mëdha politike. Opozita nuk i ka votat për mocion”, ka shtuar Hoxhaj.